Vila Elitë
Vila Elitë
Vila Elitë
Vila Elitë

Vila Elitë

Vilat më të mëdha në sipërfaqe banimi dhe toke, të pozicionuara në brezin e parë të ndërtimeve pranë detit. Me arkitekturë të veçantë dhe mundësi përzgjedhjeje të elementëve unikë, vila ofron komoditet maksimal. Me pamje të mrekullueshme, me një kopsht të madh dhe pishinë private, është shtëpia juaj luksoze në “Green Coast Luxury Resort”.

Elitë Premium

Vila ka një sipërfaqe totale 355 m2 organizuar në 2 kate.

Kati Përdhe
Me një hapësirë prej 175 m2 në të cilën janë pozicionuar dhoma e ndenjes, kuzhina, ambienti i ngrënies me pamje nga deti dhe me dalje në zonën e pishinës, një tualet, 2 dhoma gjumi dhe një lavanderi.

Kati i Parë
Me një hapësirë prej 142 m2 banim dhe 38 m2 verandë, organizuar me 3 dhoma gjumi me garderobë individuale, tre tualete, për të plotësuar çdo dëshirë të secilit anëtar të familjes. Dhoma matrimoniale ka një pamje të mrekullueshme nga deti dhe hapësira e madhe e verandës ju jep mundësinë të vendosni kolltuqe dhe tavolina për të shijuar kohë në shoqërinë e familjes dhe miqve tuaj.
Shikoni imazhin
Elite premium
 
Vila Deluxe
Shikoni imazhin

Elitë

Vila ka një sipërfaqe totale 270 m2 organizuar në 2 kate.

Kati Përdhe
Me një hapësirë prej 130 m2 në të cilën janë pozicionuar dhoma e ndenjes, kuzhina, ambienti i ngrënies me pamje nga deti dhe dalje në zonën e pishinës, një tualet dhe një lavanderi.

Kati i Parë
Me një hapësirë prej 104 m2 banim dhe 39 m2 verandë, organizuar me 3 dhoma gjumi dhe dy tualete. Dy dhoma kanë pamje nga deti dhe ballkone me hapësirë.

Investim i zgjuar në "Green Coast Luxury Resort"

"Green Coast Luxury Resort" përveç se ofron eksperiencën unike dhe destinacionin tuaj të preferuar, vjen si një investim i sigurt në vite nëpërmjet menaxhimit profesional të stafit të Green Coast. Me një kërkesë në rritje në çdo vit, vlera e pronës tuaj vazhdon të rritet në treg me shpejtësi të madhe, duke e bërë investimin tuaj të sigurt. Nëpërmjet stafit profesional dhe politikave strategjike, "Green Coast Luxury Resort" sjell konceptin "Property Management", i cili ofron jo vetëm mirëmbajtjen në çdo ditë të vitit për pronën tuaj, duke e ruajtur nga amortizimi, po edhe konceptin e qeradhënies si kthim investimi. Nën një kontratë të mirëpërcaktuar, prona juaj në "Green Coast Luxury Resort" mund të shërbejë si një investim me kthim të shpejtë për shkak të qerave të larta dhe shumë të kërkuara në zonën e jugut të Shqipërisë.

Vendndodhja

'Green Coast Luxury Resort' ndodhet në brigjet e bukura të detit Jon në Shqipëri, në zonën e Palasës, në një kombinim ideal të elementëve të natyrës, si një oaz qetësie dhe kënaqësie. Lehtësisht i arritshëm me udhëtime të këndshme dhe të shkurtra

Zbulo si mund të arrish në 'Green Coast Luxury Resort'