Renting Program Green Coast

Renting Program

Çfarë është Renting Program

Renting Program është një program përfitimi për banorët e Green Coast. Ai konsiston në dhënien me qira të njësisë suaj të banimit me qëllim kthimin e shpejtë të investimit. Pjesë e programit mund të bëhen pjesë të gjithë pronarët e njësive të banimit në Green Coast.
Green Coast Hotel
Green Coast Renting Program

Si funksionon

Green Coast do të funksionojë me anë të strukturave të ndryshme menaxhuese mes të cilave do të jetë një staf i dedikuar për Renting Program. Lidhja e kontratave me pronarët dhe gjetja e vizitorëve do të menaxhohet nga Departamenti i Shitjes dhe Marketingut deri në krijimin e strukturës së hotelit.

Me anë të një kontrate ndërmjet pronarit të njësisë dhe Green Coast, bihet dakort që Green Coast të kërkojë klientë potencialë për të dhënë me qira pronën tuaj. Në kontratë do të paraqiten qartë të drejtat dhe detyrimet e secilës palë, si dhe përfitimet e secilit(do të jetë një fitim 50%-50% ose 60%-40% në varësi të rastit). Me anë të këtij programi synohet që minimalisht të mbulohet kthimi i investimit të pronës.

*Çmimi i qirasë do të varet nga disa faktorë si:
- Kërkesa e tregut
- çmimet e zonës
- tipologjia e banimit
- mobilimi i njësisë
- përcaktimi i kostove fikse të të dyja palëve dhe llogaritja e fitimit në përqindje

*Çmimi do të mbulojë:
- kostot fikse të pronarit të njësisë(amortizimi i njësisë, amortizimi i mobilimit, shpenzimet për drita dhe ujë, kosto e mirëmbajtjes mujore etj.)
- kostot fikse të kompanisë(stafi, shpenzime operacionale dhe administrative etj.)
- pjesa e mbetur e qerasë është fitimi i cili do të ndahet ndërmjet palëve sipas një përqindjeje të caktuar

Vizitorit të njësisë do t'i ofrohen të gjitha shërbimet e hotelerisë dhe shërbimet në resort ashtu siç i përfiton edhe pronari i njësisë. Përfshihet Butler Service, Bar- Restorant, Beach – Bar, farmaci, qendër shëndetësore, Spa & Wellness Center etj. Për Renting Program do të ketë paketa të ndryshme shërbimi për vizitorët e njësisë.

Pronari do të mund të përfitojë nga këto shërbime në të njëjtën kohë me vizitorin e njësisë. Pronari i njësisë nuk mund t'ia kalojë përfitimet e Owner Club qeramarrësit.
Klienti e lë pronën e tij nën menaxhimin e kompanisë Green Coast me anë të një kontrate ndërmjetësimi, të shoqëruar me një formular përdorimi njësie për ditët e qëndrimit në shtëpi dhe mbrojtjen e pronës.
Përfitimet për klientin me anë të skemës Property Share
Përfitimet për klientin me anë të skemës Property Share

Përfitimet nga Renting Program

- Prona shërben si investim me kthim të shpejtë në pak vite.
- Vlera e pronës është në rritje.
- Mbron pronën nga amortizimi.
- Përfiton përkujdes dhe menaxhim nga kompania Green Coast.
- Mbulon shpenzimet mujore si drita, ujë, kosto mirëmbajtjeje.

Vendndodhja

'Green Coast Luxury Resort' ndodhet në brigjet e bukura të detit Jon në Shqipëri, në zonën e Palasës, në një kombinim ideal të elementëve të natyrës, si një oaz qetësie dhe kënaqësie. Lehtësisht i arritshëm me udhëtime të këndshme dhe të shkurtra

Zbulo si mund të arrish në 'Green Coast Luxury Resort'