Property Share Green Coast

Property Share

Çfarë është Property Share

Skema Property Share konsiston në një investim në bashkëpronësi ku 2 ose më shumë bashkëpronarë investojnë në një pronë në Green Coast dhe secili prej bashkëpronarëve paguan një kuotë të caktuar në përqindje mbi vlerën totale që njesia ka. Të drejtat dhe detyrimet lindin dhe respektohen mbi bazën e kuotës në bashkëpronësi. Secili investitor përfiton titullin e pronësisë mbi njësinë në përpjestim me kuotën e investimit.

Të drejtat dhe detyrimet përfshijnë: përdorimin vjetor (time - share), përfitimet nga programi qeradhënies, detyrimet mbi kondominion, detyrimet për mirëmbajtjen e brendshme dhe amortizimin e pronës, investimet në pronë pas dorëzimit nga kompania ndërtuese, përfitimet si pjesë e owner club, të drejtën e rishitjes etj.

Përdorimi i njësisë nga secili bashkëpronar përcaktohet mbi baza vjetore i cili përllogaritet mbi bazën e kuotës së bashkëpronësisë( psh ai që ka 30% bashkëpronësi përfiton të drejtën e përdorimit të 30% të ditëve të një viti). Periudha mujore e përdorimit brenda stinës përcaktohet sipas një formule përllogaritëse, përveç rasteve të mirëkuptimit mes bashkëpronarëve.
Property Share
Property Share
 
Menaxhimi
Menaxhimi

Menaxhimi

Lidhja e kontratës dhe gjetja e bashkëpronarëve për shitjen e njësisë menaxhohet nga departamenti Marketing- Shitje i kompanisë Green Coast.

Time Share për përdorim vjetor dhe Renting Program i aplikuar mbi këtë pronë menaxhohet fillimisht nga departamenti Marketing- Shitje i Green Coast, deri në ngritjen e strukturës së hotelit, i cili këto prona i bën pjesë të portofolit të tij.

Të drejtat dhe detyrimet e bashkëpronesisë ndiqen nga Departamenti Operacional i kompanisë Green Coast i cili është përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e resortit.
 

Përfitimet nga Renting Program

Edhe pronarët që kanë përfituar nga skema Property Share kanë të drejtë të aplikojnë skemën Renting Program.

Kjo skemë aplikohet pasi të jetë bërë shpërndarja e përdorimit të ditëve dhe secili prej bashkëpronarëve përfiton nga programi i qeradhënies vetëm mbi bazën e ditëve që ka në përdorim vetjak. Nga totali i ditëve në përdorim vjetor, bashkëpronari ndan dhe njofton pjesën e ditëve të përdorimit vetjak dhe ditëve të dhëna me Renting Program.

Skema e aplikuar e Renting Program është e njëjta e aplikuar në të gjithë resortin, me formula, të drejta dhe detyrime si dhe është një marrëdhënie individuale mes bashkëpronarit të përfshirë në skemë dhe Green Coast.
Përfitimet nga Renting Program
Përfitimet nga Renting Program
 
Përfitimet për klientin me anë të skemës Property Share
Përfitimet për klientin me anë të skemës Property Share

Përfitimet për klientin me anë të skemës Property Share

Bëhet bashkëpronar i një njësie me vlerë në rritje.
Zgjedh të përfshihet në kategorizimin:
-Përdorues
-Investitor
-Përdorues dhe investitor

Përfiton nga programi i qeradhënies duke pasur kthim investimi të shpejtë.
Përfiton nga shumëllojshmeria e shërbimeve dhe faciliteteve të Resortit.
Përfiton lehtësim dhe shërbim të dedikuar, siguri në marrëdhenie dhe profesionalizëm.

Vendndodhja

'Green Coast Luxury Resort' ndodhet në brigjet e bukura të detit Jon në Shqipëri, në zonën e Palasës, në një kombinim ideal të elementëve të natyrës, si një oaz qetësie dhe kënaqësie. Lehtësisht i arritshëm me udhëtime të këndshme dhe të shkurtra

Zbulo si mund të arrish në 'Green Coast Luxury Resort'