A+ A A-

Shqipëria

Shqipëria, zyrtarisht Republika e Shqipërisë, është shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në perëndim me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në jug me Greqinë.
Në perëndim laget me detet Adriatik dhe Jon dhe ndodhet vetëm 78 km larg Italisë përgjatë ngushtesës së Otrantos. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28,748 km² dhe rreth 2,9 milion banorë.

Trashëgimtare e qytetërimit të lashtë ilir, Shqipëria ka shënuar një përparim të dukshëm ekonomik, shoqëror e kulturor pas shekujsh prapambetje nën Perandorinë Osmane dhe në regjime diktatoriale gjatë shek. XX.
Pas rënies së rendit komunist më 1991, Shqipëria ka përjetuar një periudhë kalimtare të vështirë drejt demokracisë së lirë dhe ekonomisë së tregut.Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aplikante për kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria është dëshmuar faktor i rëndësishëm në ruajtjen e qëndrueshmërisë rajonale, duke mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Ballkan. Ndërkaq, shteti shqiptar po gëzon përmirësim e zhvillim të turizmit; po ashtu, mban vendin e 25-të në botë për mirëmbajtjen e mjedisit. 

Shqipëria është zgjedhur një nga vendet më të mira për të kaluar pushimet në vitin 2011 nga disa media të njohura botërore si “La Republica”, “Financial Times”, “Lonely Planet” etj.

Blerja e një prone në Shqipëri

Legjislacioni shqiptar lejon të gjithë personat madhorë që të blejnë një pronë në Shqipëri, pavarësisht nënshtetësisë së tyre. Përjashtim bëjnë vetëm personat të cilat duan të blejnë tokë bujqësore pa pasur një kompani të regjistruar në Shqipëri. 

Ju mund të bëheni pronar vetëm ose në bashkëpronësi me dikë tjetër, por mund të blini edhe në emër të kompanisë. Në Shqipëri ekziston edhe koncepti i “Sipërfaqeve të përbashkëta” dhe ka rregulla të vendosura me ligj për administrimin e tyre. 

Të drejtat për pronësinë dhe sipërfaqet e përbashkëta janë të parashikuara në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë. 

Mëso më shumë

Kontaktet tona

  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • +355 66 20 55 251
  • Rruga "Sheh Ahmet Pazari"
  • Pallati Ambasador 2
  • kati i parë, Tiranë, Shqipëri

Na ndiqni

Rregjistrohu


Vendosni nje adrese e-mail te vlefshem!