A+ A A-

Përshkrim projekti

“Green Coast Luxury Resort” ndodhet në brigjet e bukura të detit Jon në Shqipëri, në zonën e Palasës, në një kombinim ideal të elementëve të natyrës, si një oaz qetësie dhe kënaqësie. Është një projekt unik, i cili  kombinon turizmin dhe banimin. Me koncepte të avancuara ndërtohet hoteli luksoz me 120 dhoma dhe suita, vila dhe apartamente në sipërfaqe të ndryshme. Me cilësi të lartë ndërtimi, me teknologji të avancuar, arkitekturë moderne të ndërthurur me detaje tipike të zonës, vijnë me elegancë vilat Elitë, Individuale, Twin dhe Apartamentet. Çdo vilë dhe apartament ruan pamjen e mrekullueshme të detit, ofron privatësi maksimale, mund të shijohet kopshti i bukur me gjelbërim dhe veranda për kafen e mëngjesit. E cilësuar si një destiancion botëror i rekomandueshëm ky vend e meriton plotësisht këtë vlerësim duke ofruar nje panoramë të mrekullueshme të gjithë përbërësve të natyrës. 

 

Kontaktet tona

  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • +355 66 20 55 251
  • Rruga "Sheh Ahmet Pazari"
  • Pallati Ambasador 2
  • kati i parë, Tiranë, Shqipëri

Na ndiqni

Rregjistrohu


Vendosni nje adrese e-mail te vlefshem!