A+ A A-

Përshkrim projekti

“Green Coast Luxury Resort” ndodhet në brigjet e bukura të detit Jon në Shqipëri, në zonën e Palasës, në një kombinim ideal të elementëve të natyrës, si një oaz qetësie dhe kënaqësie. Është një projekt unik, i cili  kombinon turizmin dhe banimin. Me koncepte të avancuara ndërtohet hoteli luksoz me 120 dhoma dhe suita, vila dhe apartamente në sipërfaqe të ndryshme. Me cilësi të lartë ndërtimi, me teknologji të avancuar, arkitekturë moderne të ndërthurur me detaje tipike të zonës, vijnë me elegancë vilat Elitë, Individuale, Twin dhe Apartamentet. Çdo vilë dhe apartament ruan pamjen e mrekullueshme të detit, ofron privatësi maksimale, mund të shijohet kopshti i bukur me gjelbërim dhe veranda për kafen e mëngjesit. E cilësuar si një destiancion botëror i rekomandueshëm ky vend e meriton plotësisht këtë vlerësim duke ofruar nje panoramë të mrekullueshme të gjithë përbërësve të natyrës. 

 

Një nga Resortet me të mira në Ballkan

Si një nga Resortet me të mira në Ballkan Green Coast është përkujdesës për çdo detaj. Ofron shërbime të një cilësie të lartë, me siguri 24 orë, mirëmbajtje në çdo ditë të vitit, shërbimin Butler për të gjithë banorët dhe vizitorët, Wi-Fi dhe parkim të garantuar, bar- restorant- beach bar, farmaci, qendër shëndetësore, ambiente të dedikuara sportit dhe eventeve, water sport, SPA – Wellnes Center, pishinë, etj, duke u bërë destiancioni juaj i preferuar. 

Me një kombinim marramendës të ngjyrës së kaltër të detit, me gjelbërimin e natyrës, me florë dhe faunë të pasur, Palasa është cilësuar si një nga Perlat e Rivierës Shqiptare dhe të detit Mesdhe. Infrastruktura moderne dhe vendndodhja e bëjnë zonë lehtësisht të aksesueshme jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga rajoni dhe vendet fqinje.

 

Kontaktet tona

  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • +355 66 20 55 251
  • Rruga "Sheh Ahmet Pazari"
  • Pallati Ambasador 2
  • kati i parë, Tiranë, Shqipëri

Na ndiqni

Rregjistrohu


Vendosni nje adrese e-mail te vlefshem!