A+ A A-

Palasa dhe emri

Palasa / Palasë është fshati i parë i krahinës së Himarës, pasi kalon qafën e Llogarasë dhe zbret 5 kthesat në shpat të malit (Kthesat në zhargonin e fshatit quhen 5 voltat, të cilat fillojnë nga kthesa e parë poshtë dhe përfundojnë me voltën e 5-të në vendin e quajtur Lapidari). Fshati është i vendosur tradicionalisht në një prej luginave të shumta që krijohen nga përthyerjet e terrenit, duke qenë kështu i mbrojtur nga erërat dhe ndodhet në një largësi prej 1km (rruga që të çon në fshat) nga rruga kombëtare, e cila vazhdon më tej për në Kondraq - Dhërmi. Fshati Palasë ndodhet 5o km në Jug të Vlorës, 74 km në veri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti Tiranë. Palasa është e përfshirë në Bashkinë e Himarës, pjesë e Qarkut Vlorë. Origjina e emrit Palasë mendohet të jetë mjaft e vjetër. Ka hipoteza të cilat, në lashtësinë pellazgjike, e lidhin me popullsitë hitite e filistine dhe prej andej edhe me emërtimin "Palestinë", por pa përcaktuar se cila është lidhja konkrete. Hipoteza tjetër lidhet me periudhën Ilire, kur emërtimi Palasë del në formën "Pal-este", me prapashtesën "este", tipike ilire.

Origjina e emrit Palasë mendohet të jetë mjaft e vjetër. Ka hipoteza të cilat, në lashtësinë pellazgjike, e lidhin me popullsitë hitite e filistine dhe prej andej edhe me emërtimin "Palestinë", por pa përcaktuar se cila është lidhja konkrete. Hipoteza tjetër lidhet me periudhën Ilire, kur emërtimi Palasë del në formën "Pal-este", me prapashtesën "este", tipike ilire. Megjithatë, për shkak të zhvillimeve të vrullshme historike, toponimia është rezultat i një përzierje gjuhësh, ku mbizotërojnë toponimet në greqisht e në shqip (aspra rruga = rrugë të bardha), por ka edhe toponime sllave (Dubreva = Dushkishte) e italiane (volta = kthesë).

Historia

Himara, ku përfshihet edhe Palasa, ka qenë banuar nga fisi epirot i Kaonëve. Jul Çezari zbarkoi ushtrinë e tij në plazhin e Palasës, nga Brindizi (lat: Brundisium; gjuha Mesapike: Brention) në betejën kundër Pompeut, i cili ishte vendosur në Orikum. Sipas legjendave të fshatit, "shumë kohë më parë" (nuk theksohet se kur) fshati Palase gjendej shumë pranë detit. Kjo kishte avantazhet dhe disavantazhet e saj. Duke qenë pranë detit, ishte e zhvilluar shumë tregtia dhe Palasa ishte një port, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Por kjo derisa Palasa të vendosej në shënjestrën e piratëve. Piratët e sulmonin gjithnjë Palasën dhe kjo solli shkatërrimin ekonomik të saj.  Gojëdhënat tregojnë për përleshje me saraçenët dhe Shpella e Piratëve është një nga këto dëshmi sikurse toponimet e Alevra (Al-Evra) dhe përroi i Rusmanit. Dita-ditës, banorët për t’u mbrojtur, filluan t’i largoheshin detit dhe ndërtuan fshatin e ri në vendin ku ai gjendet edhe sot. Ali Pashai qe i vetmi sundimtar i Perandorisë Osmane, i cili arriti (1797) të nënshtronte Himarën dhe fshatrat e saj. Sipas historisë së Shqipërisë, Suliotët, që dhanë një kontribut aq të madh për pavarësinë e Greqisë, vinin nga shpërngulja Himariotëve (edhe ata me 7 fshatra).
Pas Pavarësisë, Himara u përfshi në shtetin e ri Shqiptar, ndonëse në mars 1914 u shpall si krahinë autonome. Në 1927, midis qeverisë Shqiptare dhe krahinës u nënshkrua “Protokolli i Himarës” që njihte privilegjet e kësaj krahine. Gjatë Luftës I Botërore u ndërtua edhe rruga e Bregut që i dha hov zhvilllimit të ekonomisë.

Kontaktet tona

  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • +355 66 20 55 251
  • Rruga "Sheh Ahmet Pazari"
  • Pallati Ambasador 2
  • kati i parë, Tiranë, Shqipëri

Na ndiqni

Rregjistrohu


Vendosni nje adrese e-mail te vlefshem!