A+ A A-

Praktikat profesionale

Green Coast ofron praktikën profesionale me kohë të plotë apo të pjesshme për të gjithë studentët e kualifikuar. Praktika profesionale është një kontribut të cilin ne e japim për edukimin dhe formimin e specialistëve dhe profesionistëve të ardhshëm. 

Green Coast është vendi ku studentët e rinj mund të shohin se si njohuritë e marra gjatë studimeve universitare aplikohen realisht në ambientet e punës. Gjatë praktikës, studentët do të njihen nga afër me të gjitha "ingranazhet" e që mundësojnë funksionimin e një biznesi, do të kenë mundësi të punojnë me profesionistë të fushave të ndryshme dhe të mësojnë nga eksperienca e tyre disavjeçare në treg. 

Për çdo praktikë, Green Coast ofron të gjitha vlerësimet përkatëse për studentin, të shoqëruara me rekomandime që mund të shërbejnë për të ardhmen. Ne gjithashtu e shohim praktikën profesionale si një mënyrë të mirë dhe efektive për të rekrutuar staf të ri për kompaninë. Një pjesë e stafit tonë janë punësuar pikërisht nga praktika, duke treguar dëshirë për të mësuar dhe përkushtim gjatë kryerjes së detyrave gjatë periudhës së praktikës.

 

Kontaktet tona

  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • +355 66 20 55 251
  • Rruga "Sheh Ahmet Pazari"
  • Pallati Ambasador 2
  • kati i parë, Tiranë, Shqipëri

Na ndiqni

Rregjistrohu


Vendosni nje adrese e-mail te vlefshem!