A+ A A-

Burimet Njerezore

Green Coast është një ndër kompanitë më të mëdha në fushën e turizmit në Shqipëri e cila po rritet gjithnjë e më shumë.

Në strategjinë tonë, marrëdhëniet me punonjësit kanë rol shumë të rëndësishëm, sepse punonjësi është çelësi i suksesit në një kompani. 

Green Coast punëson profesionistë të fushave të ndryshme, të cilët kanë si parim profesionalizmin, përkushtimin dhe dëshirën për t'u përballur me çdo sfidë. 

Çdo punonjës i yni përfaqëson kapital, për të cilin kompania investon në mënyrë që të marrë zhvillimin dhe mbështetjen e nevojshme për të rritur performancën dhe arritjen e objektivave të karrierës personale.

Pse të jem një punonjës në Green Coast?

Ne kujdesemi për punonjësit tanë: Ne i trajtojmë punonjesit tanë me respekt, ndershmëri dhe drejtësi. I vlerësojmë opinionet e tyre dhe i përfshijmë në vendimmarje. Nëpërmjet praktikave të shumta, nxitet shprehja e këndvështrimeve të ndryshme, dallohet dhe promovohet performanca e lartë. 

Trajnimet: Trajnimi dhe zhvillimi profesional i punonjësve tanë është fokusi i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore. Me synimin për një investim të vazhdueshëm në zhvillimin profesional Green Coast realizon trajnime të ndryshme gjatë vitit. 

Promovimet: Investimi në zhvillimin profesional të punonjësve ka bërë të mundur që promovimi të jetë praktikë e vazhdueshme në Green Coast. Si punonjës, ju do të keni mundësinë për të ecur në karrierë dhe për t'u zhvilluar profesionalisht duke dhënë kontributin tuaj të vazhdueshëm në suksesin e kompanisë.

Puna dhe familja: Për ne familja është shumë e rëndësishme. Punonjësit tanë kanë mundësinë e gjetjes së një raporti të barazpeshuar midis punës dhe jetës private.

Kontaktet tona

  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • +355 66 20 55 251
  • Rruga "Sheh Ahmet Pazari"
  • Pallati Ambasador 2
  • kati i parë, Tiranë, Shqipëri

Na ndiqni

Rregjistrohu


Vendosni nje adrese e-mail te vlefshem!