A+ A A-

Cfarë është renting program

Renting Program është një program përfitimi për banorët e Green Coast. Ai konsiston në dhënien me qira të njësisë së banimit me qëllim kthimin e shpejtë të investimit. 
Klienti e lë pronën e tij nën menaxhimin e kompanisë Green Coast me anë të një kontrate ndërmjetësimi, të shoqëruar me një formular përdorimi njësie për ditët e qëndrimit në shtëpi dhe mbrojtjen e pronës. 

Në kontratë do të paraqiten qartë të drejtat dhe detyrimet e secilës palë, si dhe përfitimet e secilit (do të jetë një fitim 50%-50% ose 60%-40% në varësi të rastit). Me anë të këtij programi synohet që minimalisht të mbulohen shpenzimet vjetore të mirëmbajtjes së njësisë.
Çmimi i qerasë do të varet nga disa faktorë si kërkesa e tregut, çmimet e zonës, tipologjia e njësisë dhe mobilimi i saj etj dhe synon të mbulojë kostot fikse të pronarit të njësisë dhe shpenzimet administrative të Green Coast. Pjesa e mbetur e qirasë do të jetë fitimi i të dyja palëve. 

Vizitorit të njësisë do t’i ofrohen të gjitha shërbimet e hotelerisë dhe shërbimet në resort ashtu siç i përfiton edhe pronari i njësisë. Përfshihet Butler Service, Bar- Restorant, Beach – Bar, farmaci, qendër shëndetësore, Spa & Wellness Center etj. Për Renting Program do të ketë paketa të ndryshme shërbimi për vizitorët e njësisë. 
Pronari do të mund të përfitojë nga këto shërbime në të njëjtën kohë me vizitorin e njësisë, por nuk mund t’ia kalojë përfitimet e Owner Club qiramarrësit.

Shembull përfitimi

Sipas studimeve të kryera në zonën e Palasës, Himarës, Dhërmiut dhe Sarandës, rezulton që rezervimi i një dhome për një natë kushton mesatarisht 80-100 euro në fillim të sezonit dhe 150-200 euro gjatë gjithë sezonit në vazhdim.
Supozojmë që jeni pronar i një njësie në Green Coast dhe vendosni ta lini me qira për 10 ditë në muajin Qershor, fillim sezoni dhe 10 ditë në muajin Gusht, piku i sezonit. Llogaritjet do të bëhen duke marrë për bazë çmimin më të ulët.

Qershor: 10 ditë x 80 euro = 800 Euro
Gusht: 10 ditë x 150 euro = 1500 Euro
Totali i fitimit: 2’300 Euro për 20 ditë qira në vit.

Mëso më shumë

Kontaktet tona

  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • +355 66 20 55 251
  • Rruga "Sheh Ahmet Pazari"
  • Pallati Ambasador 2
  • kati i parë, Tiranë, Shqipëri

Na ndiqni

Rregjistrohu


Vendosni nje adrese e-mail te vlefshem!