Destinacion juaj në çdo kohë
Shtëpia juaj luksoze në Mesdhe
Lonely Planet
“Palasa, plazhi më i mirë i rivierës Shqiptare”
Një nga resortet më të mira në rajon
Investim i sigurt me kthim të lartë

Përfitimet nga Renting Program

Edhe pronarët që kanë përfituar nga skema Property Share kanë të drejtë të aplikojnë skemën Renting Program.
Kjo skemë aplikohet pasi të jetë bërë shpërndarja e përdorimit të ditëve dhe secili prej bashkëpronarëve përfiton nga programi i qiradhënies vetëm mbi bazën e ditëve që ka në përdorim vetjak. Nga totali i ditëve në përdorim vjetor, bashkëpronari ndan dhe njofton pjesën e ditëve të përdorimit vetjak dhe ditëve të dhëna me Renting Program.
Skema e aplikuar e Renting Program është e njëjta e aplikuar në të gjithë resortin, me formula, të drejta dhe detyrime si dhe është një marrëdhënie individuale mes bashkëpronarit të përfshirë në skemë dhe Green Coast.

Mëso më shumë

  • 2015

    Viti 2015 i është dedikuar punimeve të infrastrukturës nëntokësore për të gjithë resortin si një nga parametrat më të rëndesishëm për ndërtimet në standart të lartë. U përfundua e gjithë infrastruktura rrugore, ndërtimi i rrjeteve të furnizimit të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm. Në fund të 2015 nis puna për hapjen e themeleve të karabinave të fazës së parë të ndërtimit.

  • 2016

    Grafiku i ndërtimi është ndarë në tre faza punimesh. Faza e parë e ndërtimit përfundon në vitin 2018. Faza e dytë e ndërtimit përfundon në 2019 dhe faza finale përfundon në vitin 2020 duke perfshirë edhe hotelin. Gjatë viti 2016 është punuar intensivisht në ndërtimin e karabinave të vilave dhe apartamenteve të fazës së parë ku janë përfunduar më shumë së 85 godina.

  • 2017

    Pas përfundimit të karabinave të fazës së parë, gjatë vitit 2017 po punohet për vendosjen e rifiniturave të brendshme në këto njësi. Paralelisht kanë filluar punimet për ndërtimin e karabinave të fazës së dytë të cilat janë më shumë se 60 godina si dhe kanë filluar punimet për sistemimin e zonës së plazhit për ndërtimin e shëtitores.

  • 2018

    Në vitin 2018 do të dorëzohen të përfunduara njësitë e fazës së parë të cilat do të jenë plotësisht të banueshme dhe funksionale. Po në këtë vit pritet të jetë i përfunduar i gjithë projekti i shëtitores para plazhit si dhe të fillojë puna për ndërtimin e hotelit.

  • 2019

    Në vitin 2019 do të jenë të përfunduara pothuajse të gjithë karabinatë e resortit dhe të do të jenë të banuara rreth 150 godina. Zona e shërbimeve do të jetë tërësisht funksionale si dhe do të ketë përfunduar ndërtimi karabina për hotelin.

  • 2020

    Viti 2020 është viti në të cilin resorti funksionon në kapacitet të plotë ku përfshihet përfundimi i plotë i ndërtimit si dhe funksionimi hotelit.

Pyetje

Na kontaktoni ndërmjet e-mail ose numrit të telefonit.

Regjistrohu

Regjistrohuni në buletinin tonë për të mar ofertat më të fundit

Vendosni nje adrese e-mail te vlefshem!

Na ndiqni

Kontaktet tona

  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • +355 66 20 55 251

  • Rruga “Dervish Hima”

    pallati “Ambasador 3”, kati 4,

    dera 26