A+ A A-

Çfarë është Property Share

Skema Property Share konsiston në një investim në bashkëpronësi ku 2 ose më shumë bashkëpronarë investojnë në një pronë në Green Coast dhe secili prej bashkëpronarëve paguan një kuotë të caktuar në përqindje mbi vlerën totale që njesia ka. Të drejtat dhe detyrimet lindin dhe respektohen mbi bazën e kuotës në bashkëpronësi. Secili investitor përfiton titullin e pronësisë mbi njësinë në përpjestim me kuotën e investimit.
Përdorimi i njësisë nga secili bashkëpronar përcaktohet mbi baza vjetore i cili përllogaritet mbi bazën e kuotës së bashkëpronësisë (psh ai që ka 30% bashkëpronësi përfiton të drejtën e përdorimit të 30% të ditëve të një viti). Periudha mujore e përdorimit brenda stinës përcaktohet në mirëkuptim mes bashkëpronarëve.
Lidhja e kontratës dhe gjetja e bashkëpronarëve për shitjen e njësisë menaxhohet nga departamenti Marketing- Shitje i kompanisë Green Coast.
Të drejtat dhe detyrimet e bashkëpronesisë ndiqen nga Departamenti Operacional i kompanisë Green Coast i cili është përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e resortit.

Përfitimet nga Renting Program

Edhe pronarët që kanë përfituar nga skema Property Share kanë të drejtë të aplikojnë skemën Renting Program.
Kjo skemë aplikohet pasi të jetë bërë shpërndarja e përdorimit të ditëve dhe secili prej bashkëpronarëve përfiton nga programi i qiradhënies vetëm mbi bazën e ditëve që ka në përdorim vetjak. Nga totali i ditëve në përdorim vjetor, bashkëpronari ndan dhe njofton pjesën e ditëve të përdorimit vetjak dhe ditëve të dhëna me Renting Program.
Skema e aplikuar e Renting Program është e njëjta e aplikuar në të gjithë resortin, me formula, të drejta dhe detyrime si dhe është një marrëdhënie individuale mes bashkëpronarit të përfshirë në skemë dhe Green Coast.

Mëso më shumë

Kontaktet tona

  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • +355 66 20 55 251
  • Rruga "Sheh Ahmet Pazari"
  • Pallati Ambasador 2
  • kati i parë, Tiranë, Shqipëri

Na ndiqni

Rregjistrohu


Vendosni nje adrese e-mail te vlefshem!