A+ A A-

Projekti

Nën mrekullinë e natyrës së Mesdheut, mes gjelbërimit dhe kaltërsisë, "Green Coast Hotel" ju ofron dimensionin e vërtetë të luksit. Një ndërtim i veçantë ku kombinohet arkitektura moderne me elementët tipikë të zonës së Rivierës Shqiptare, i ndërtuar me cilësi të lartë dhe konceptuar për komoditet të plotë, ofron shërbim të përzgjedhur për klientët e tij të privilegjuar.
Hoteli mirëpret vizitorë gjatë gjithë vitit, kështu që të ftuarit mund të shijojnë natyrën e këtij vendi të mrekullueshëm në të katërta stinët e vitit.
"Green Coast Hotel" i përbërë nga 120 dhoma dhe suita luksoze, bare, restorante, sauna, SPA etj., përveç atmosferës energjike verore, do të ofrojë edhe komfortin e një hoteli dimëror, nën qetësinë dhe zjarrin e oxhakut.
Pjesë e një Resorti Luksoz por edhe i distancuar njëkohësisht, është në çdo kohë në pritje të vizitorëve të tij ashtu sikurse është në shërbim të miqve, banorë të “Green Coast Luxury Resort”.
I pozicionuar në pjesën më të lartë të "Green Coast Luxury Resort", me pamje të mrekullueshme nga brigjet e detit Jon, duke ofruar një vendndodhje unike dhe private, "Green Coast Hotel"  është destinacioni juaj në çdo kohë.

Kontaktet tona

  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • +355 66 20 55 251
  • Rruga "Sheh Ahmet Pazari"
  • Pallati Ambasador 2
  • kati i parë, Tiranë, Shqipëri

Na ndiqni

Rregjistrohu


Vendosni nje adrese e-mail te vlefshem!