Hotel ne Green Coast

Hotel Green Coast

Green Coast Hotel

Nën mrekullinë e natyrës së Mesdheut, mes gjelbërimit dhe kaltërsisë, "Green Coast Hotel" ju ofron dimensionin e vërtetë të luksit. Një ndërtim i veçantë ku kombinohet arkitektura moderne me elementët tipikë të zonës së Rivierës Shqiptare, i ndërtuar me cilësi të lartë dhe konceptuar për komoditet të plotë, ofron shërbim të përzgjedhur për klientët e tij të privilegjuar.
Green Coast Hotel
Green Coast Hotel
 
Një pjesë e destincionit tuaj
Një pjesë e destincionit tuaj

Një pjesë e destincionit tuaj…

"Green Coast Hotel" i përbërë nga 10 suita dhe 66 dhoma dhe apartamente luksoze, bare, restorante, sauna, SPA etj., përveç atmosferës energjike verore, do të ofrojë edhe komfortin e një hoteli dimëror, nën qetësinë dhe zjarrin e oxhakut.

Pjesë e një Resorti Luksoz por edhe i distancuar njëkohësisht, është në çdo kohë në pritje të vizitorëve të tij ashtu sikurse është në shërbim të miqve, banorë të "Green Coast Luxury Resort".

I pozicionuar në pjesën më të lartë të "Green Coast Luxury Resort", me pamje të mrekullueshme nga brigjet e detit Jon, duke ofruar një vendndodhje unike dhe private, "Green Coast Hotel" është destinacioni juaj në çdo kohë.

Investo në “Green Coast Luxury Resort”

"Green Coast Luxury Resort" është konceptuar si një investim i zgjuar dhe i sigurt ku nga menaxhimi profesional ka normë të lartë kthimi investimi në kohë të shkurtër, si dhe rritje të vlerës së investimit në vite. Shërbimi hotelerisë është konceptuar si një format investimi për banorët e "Green Coast Luxury Resort" nëpërmjet qeradhënies. Me kontratë të mirëpërcaktuar dhe politika të qarta ju mund të blini shtëpinë tuaj në "Green Coast Luxury Resort" duke e shfrytëzuar në kohën tuaj të pushimeve si dhe duke e pasur investim në muajt e tjerë të viti.

...
Botë nënujore
Botë nënujore
Botë nënujore
Botë nënujore
Botë nënujore
Botë nënujore

Vendndodhja

'Green Coast Luxury Resort' ndodhet në brigjet e bukura të detit Jon në Shqipëri, në zonën e Palasës, në një kombinim ideal të elementëve të natyrës, si një oaz qetësie dhe kënaqësie. Lehtësisht i arritshëm me udhëtime të këndshme dhe të shkurtra

Zbulo si mund të arrish në 'Green Coast Luxury Resort'