Eksperience ne Green Coast

Aktivitete në natyrë

Vetë pozicionimi i Green Coast ofron një larmishmëri aktivitetesh në natyrë të cilët përfshijnë lundrimin, notin, shëtitje me kanoe, peshkimin, hedhjen me parashutë, zhytjen, ekskursionet e ndryshme dhe eksplorimi i brigjeve dhe shpellave të Karaburunit me varkë e shumë të tjera. Merrni pjesë në aktivitetet sportive si basketbolli, vollejbolli në plazh, meditimi etj.

Lëreni veten tuaj në dorë të profesionistëve. Mahnituni nga bota e pasur nënujore e detit Jon dhe zonës së Palasës. Njihuni me specie të rralla dhe eksploroni pikturën shumëngjyrëshe të thellësive të detit.

Botë nënujore

Hedhje me parashutë

Shijojmë nga ajri kombinimin e mrekullueshëm të malit, detit, natyrës dhe qytetërimit. Fluturojmë mbi dhe me "Green Coast Luxury Resort".

Hedhje me parashutë

Shëtitje me kanoe

Eksplorojmë brigje të bukura pranë njëri- tjetrit, nën një element të përbashkët, ujin e kthjellët.

Shëtitje me kanoe

Sporte

Kaloni moment të paharrueshme së bashku me miqtë tuaj. Ambientet e dedikuara sportit do t’ju mundësojnë përjetimin e emocioneve gjatë ndeshjeve të disiplinave të ndryshme sportive. Kaloni momente drithëruese dhe ethet e garës me miqtë tuaj të vjetër dhe ata të rinj në Green Coast.

Sporte

Ngjitje në mal

Përjetoni një eksperiencë unike në majat e larta të maleve, aty ku ndërthuren në mënyrën më perfekte, ngjyrat, ajri i pastër dhe klima e zonës, për t’ju ofruar eksperiencën ndryshe. Në të njëjtën kohë mësoni historinë dhe etimologjinë e këtyre majave të larta.

Ngjitje në mal

Zgjeroni eksperiencat tuaja duke marrë pjesë në disa nga aktivitetet më tradicionale të rajonit si procesi i mbledhjes së ullinjve dhe bërjes së vajit të tij, ose mbledhjes së rrushit për verën/ rakinë e bërë në shtëpi. Mësoni për historinë e tre Perandorive dhe eksploroni pasuritë arkeologjike të rajonit.

Tradicionalja

Histori dhe kulturë

"Green Coast Luxury Resort" ndodhet në një nga zonat më interesante përsa i përket perspektivës historike dhe kulturore. Që nga koha e antikitetit, kur fiset Ilire te Kanonëve dhe Labeatëve sundonin rajonin, gjatë sundimit të Perandorisë Romake e deri në ditët e sotme, Riviera shqiptare është e mbushur me histori, dhe monumente historike e kulturore.

Gjatë luftës kundër Pompeut, Jul Çezari zbarkoi ushtrinë e tij ne plazhin e Palasës, pikërisht aty ku shtrihet "Green Coast Luxury Resort" sot. Ky vend quhet "Përroi i Rrugëve të Bardha" emërtuar pikërisht kështu prej tij, i cili u ndihmua në lundrim nga ndriçimi i gurëve të bardhë nën dritën e hënës. Kjo është edhe hera e parë që Palasa përmendet në histori.

Palasa është një nga zonat më të vjetra në Shqipëri

Malet që formojnë "kornizën" lindore të peizazhit të bregut të sipërm, janë Malet e Vetëtimës. Etimologjikisht ky toponim lidhet me praninë e shpeshtë të vetëtimave në majat e larta të këtyre maleve, që kulmojnë me majën e malit të Çikës. Pikërisht këtë peizazh vetëtimash shikonin lundërtarët grekë në det, duke kaluar rrëzë këtyre brigjeve, dhe kjo shpjegon toponimin "Akrokeraune" që ata u kanë vënë këtyre maleve.

Malet e Vetëtimës

E veçanta e kësaj zone është edhe Valanidhi e cila quhet ndryshe "Pema e Jetës" ose "Pema e Shenjtë e Dodonës". Kjo specie e veçantë është gjithë kohën në kërkim të kontaktit me dritën e diellit për t'u rritur.

Gjithë zona është e mbushur me pemën Valanidhi

Shërbime dhe Lehtësira

Spa & Wellness Center

Jepi vetes kujdesin e duhur. Kujdesu për trupin dhe mendjen në qendrën tonë të dedikuar "Spa & Wellness Center". Kalo momente relaksi e qetësie në duart e profesionistëve me pasionin për mirëqënien e mendjes, trupit dhe shpirtit...

Spa & Wellness Center

Park dhe Evente

Në ambiente të dedikuara dhe kuruara, zgjidhni cili do të jetë eventi juaj i rradhës. Shijoni netët romantike, kërcimet me pasion, barbeque me miqtë...

Park dhe Evente

Beach Bar & Restorant

Ejani dhe relaksohuni në Beach Baret dhe restorantet tona ku pijet dhe ushqimi i freskët e i pakrahasueshëm mesdhetar, pamja e mrekullueshme e detit, muzika e përzgjedhur dhe shoqëria e familjes dhe miqve tuaj në Green Coast të presin krahëhapur. Ulu, relaksohu dhe shijo atmosferën…

Beach Bar & Restorant
 

Vendndodhja

'Green Coast Luxury Resort' ndodhet në brigjet e bukura të detit Jon në Shqipëri, në zonën e Palasës, në një kombinim ideal të elementëve të natyrës, si një oaz qetësie dhe kënaqësie. Lehtësisht i arritshëm me udhëtime të këndshme dhe të shkurtra

Zbulo si mund të arrish në 'Green Coast Luxury Resort'