Apartament
Apartament
Apartament
Apartament
Apartament

Apartamente

Apartamentet e "Green Coast Luxury Resort” ndërtohen nën stilin unik të vilave, me arkitekturë moderne, me kopsht individual duke garantuar privatësi të plotë dhe qetësi maksimale.

2 godina pranë njëra tjetrës por të ndara ofrojnë 4 tipe të ndryshme apartamentesh. Në godinën e parë mund te zgjidhni mes 2 apartamenteve 2+1, dhe në godinën e dytë mund të përzgjidhni 2 apartamente të tjera 1+1.

Kombinimi pamjës së malit dhe detit nga të dyja anët e shtëpisë është e vecanta këtyre apartamenteve.

Kopshti i cili është nga 250 m2 deri në 400 m2 ju krijon komoditetin e vendosjes së parkut të lojërave për fëmijët tuaj dhe tavolinës së kafes për të kaluar kohë së bashku.

Apartamentet 1+1

Me sipërfaqe 60 m2, i pozicionuar në katin përdhe organizohet me një ambient ndënje dhe ngrënie të bollshëm, kuzhinë, dhomë gjumi, tualet.

Me sipërfaqe 77 m2, i pozicionuar në katin e parë, organizohet në një ambient ndenje dhe ngrënie, kuzhinë, dhomë gjumi, tualet si dhe një ballkon të gjerë me pamje nga deti.
Apartamenti 1+1
Apartamenti 1+1
 
Apartamenti 2+1
Apartamenti 2+1

Apartamentet 2+1

Apartamenti me sipërfaqe 85m2, i pozicionuar në katin përdhe organizohet në një ambient ndenje dhe ngrënie, kuzhinë, 2 dhoma gjumi dhe një tualet.

Apartamenti me sipërfaqe 103 m2, i pozicionuar në katin e parë, i organizuar në një ambient të bollshëm ndenje dhe ngrënie, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një tualet dhe një ballkon të gjerë me pamje nga deti.
 

Investim i zgjuar në "Green Coast Luxury Resort"

"Green Coast Luxury Resort" përveç se ofron eksperiencën unike dhe destinacionin tuaj të preferuar, vjen si një investim i sigurt në vite nëpërmjet menaxhimit profesional të stafit të Green Coast. Me një kërkesë në rritje në çdo vit, vlera e pronës tuaj vazhdon të rritet në treg me shpejtësi të madhe, duke e bërë investimin tuaj të sigurt. Nëpërmjet stafit profesional dhe politikave strategjike, "Green Coast Luxury Resort" sjell konceptin "Property Management", i cili ofron jo vetëm mirëmbajtjen në çdo ditë të vitit për pronën tuaj, duke e ruajtur nga amortizimi, po edhe konceptin e qeradhënies si kthim investimi. Nën një kontratë të mirëpërcaktuar, prona juaj në "Green Coast Luxury Resort" mund të shërbejë si një investim me kthim të shpejtë për shkak të qerave të larta dhe shumë të kërkuara në zonën e jugut të Shqipërisë.

Vendndodhja

'Green Coast Luxury Resort' ndodhet në brigjet e bukura të detit Jon në Shqipëri, në zonën e Palasës, në një kombinim ideal të elementëve të natyrës, si një oaz qetësie dhe kënaqësie. Lehtësisht i arritshëm me udhëtime të këndshme dhe të shkurtra

Zbulo si mund të arrish në 'Green Coast Luxury Resort'